-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i BE: Takimi me Dumanin, goditjet e SPAK-ut dhe politika

Kryesoret

Ambasadori i BE në Shqipëri, Gonzato në një intervistë me gazetaren Rashela Shehu për “DW” foli mbi procesin e afrimit me BE. Reformën në drejtësi. Lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura thekson: Procesi i konsultimit mund të ishte kryer në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Nuk dua të vendos shumë përgjegjësi mbi supet e zotit Dumani, pasi është SPAK-u që po jep kontribut për progresin e Shqipërisë në agjendën e anëtarësimit dhe arsyeja pse e them këtë, është se siç e dini, një nga elementët e rëndësishëm të negociatave është kapitulli i shtetit ligjor, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është kyç. Mendoj se SPAK-u po jep një kontribut shumë të madh për këtë dhe kjo rrit besueshmërinë e Shqipërisë dhe vendosmërinë e saj për trajtimin e këtyre fenomeneve.

SPAK-u ka qenë një ndër elementët kyç të reformës në drejtësi. Ne vazhdimisht e kemi përkrahur dhe mbështetur reformën në drejtësi. Ne duam ta shohim atë të zbatohet siç duhet, me efikasitet, ndaj kemi shprehur gjithashtu mbështetjen tonë për SPAK-un ndër vite. Takimi që pata me zotin Dumani ishte pikërisht për të koordinuar më mirë mënyrën se si ne, por edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të BE-së, e ndihmojmë SPAK-un të zhvillojë kapacitetet e veta për të kryer rolin e vet.

Lidhur me pritshmëritë, ajo që është më e rëndësishme se pritshmëritë e mia apo të BE-së, janë pritshmëritë e popullit shqiptar. Përmes dy sondazheve të kohëve të fundit kemi parë se, në fakt, niveli i besimit të shqiptarëve te sistemi i drejtësisë është rritur. Ka qenë shumë i ulët, por me hetimet e fundit të bëra nga SPAK-u, mendoj se njerëzit kanë një besim të përtërirë tek institucionet shqiptare dhe kjo është thelbësore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit