-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia bën gati edhe 700 ushtarë, ish-komandanti i KFOR-it: Banjskën e bëri Serbia

Kryesoret

Italia është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë. Përveç 850 ushtarëve që i ka të dërguar në kuadër të KFOR-it, ushtria italiane mund të forcojë pozicionin e saj deri në 1550 trupa.

Kështu ka thënë Komandanti Operacional i Samitit të Forcave të Përbashkëta (COVI), Gjenerali i Korpusit të Ushtrisë italiane, Francesco Paolo Figliuolo.

Ndërkohë që Erhard Buhler, ish-komandant i KFOR-it, duke folur për televizionin publik të Kroacisë u shpreh se shteti i Serbisë ka qenë i përfshirë në sulmin e Banjskës në Kosovë.

“Me sa di dhe mund të gjykoj, nuk është e mundur që ata ta kenë kryer sulmin vetëm. Disa institucione të forcave të sigurisë serbe duhet të kenë qenë të përfshira.

Të paktën ata e dinin për sulmin dhe e mbështetën atë. Ndryshe, nuk mund të stërviteshin në terrenin zyrtar të forcave serbe. Në një vend si Serbia, kjo nuk është e mundur pa e ditur nivelet më të larta”, u shpreh Buhler.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit