-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Për mandatin e Xhaçkës, Rama i bëri atentat drejtësisë

Kryesoret

Në një takim me mbështetësit demokratë në Gramsh, nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, tha se pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të Xhaçkës, me votat e maxhorancës dje iu “bë atentat vdekjeprurës”, teksa i bëri thirrje ambasadorëve të huaj të reagojnë.

“Një pushtet i kalbur nga korrupsioni do të kalbe Shqiperinë!
Një Kryeminister jashte kontrollit të ligjit synon të kontrollojë çdo gjë!
E patë dje ku reformes në drejtesi ju bë atentat vdekjeprures, e pate sesi Kuvendi i Shqiperise nen thundren e mazhorances kreu një puç kostitucional duke mos njohur më gjykaten kushtetuese per te tille?

Ne jemi të shqetesuar per renien e legalitetit dhe triumfin e dhunes politike mbi te!

Si Nen Kryetar i Kuvendit ju bej thirrje ambasadorve te vendeve mike , te shprehen, te reagojne!
Nese per ata reforma ne drejtesi eshte vije e kuqe e tille duhet te jete edhe per Edi Ramen!

Reforma ne drejtesi duhet te vleje per te gjithe jo vetem per Opoziten.

Ju po e shihni sesi Lideri i Opozites Sali Berisha pa akuze , pa hetim, vetem se nuk ju pergjigjigj fteses per te vrare kushtetuen dhe pranuar kufizimet e paligjshme u arrestua!

Kur kushtetuta dhunohet per te ndaluar themeluesin e pluralizmit, pluralizmi ka rene, kur kushtetuta dhunohet per te penalizuar Opoziten, liria ka rene!
Ne rrethana te tilla Sali Berisha eshte simbol , reagimi eshte detyre patriotike, indiferenca faj !

Kur gjykata kushtetuese perdhunohet nga Kryeministri sistemi nje partiak eshte tek dera!

Pse nuk flet Presidenti i Republikes? A ka Shqiperia nje President sot? Jo kemi vetem nje kukull lepe peqe ne duart e Edi Rames ! Ai hesht dhe firmos me urdher. Renia e Kushtetutes nuk eshte shqetesimi i tij.

Pse nuk flet vete Gjykata Kushtetuese, e goditur ne integritet ?
A ka Shqiperia nje te tille sot?

Te dashur miq siç e shikoni
Sot ne Shqiperi nuk ka arbiter por ka vetem një Kryeminister dhe qeveri zgrapsash qe do të na ktheje ne kohet e erreta, qe do te na mbaje te varfer, nen presion , te lidhur per buken e gojes dhe një Opozite me e motivuar se kurre, me e bashkuar se kurre, me luftarake se kurre, per qendruar, per tu perballur, per te fituar” u shpreh Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit