-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës/ Noka: Rama në Kuvend shpalli se ‘drejtësia jam unë’

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, në një takim me demokratët në Gramsh ka folur për kompaninë ‘5D’, për të cilën u shpreh se simbolizon qeverisjen Rama.

Noka foli dhe për  votimin e djeshëm në Kuvend, ku me 72 votat kundër të PS-së vendosi të mos dërgojë mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se me vendimin e djeshëm, Rama dhe banda e tij treguan se nuk kanë të ndalur, nuk kanë pengesë.

“Të nderuar zotërinj, këtu në Gramsh është rasti me ekselent për të bërë një krahasim mes qeverisjeve. Gramshi është vendi ku çdokush mund të vijë dhe të bëjë diferencës mes një qeverisja që flet me akte dhe vepra dhe një qeverisje që bazon gjithçka në propagandë dhe demagogji.

5D kompania më e famshme që simbolizon qeverisjen e Ramës, është një organizatë e mirëfilltë kriminale. Kanë ndërtuar një aplikacion, ku kreu i 5D është Veliaj, nënkryetar Mazniku dhe anëtare drejtorët që kishin qëllim të vidhnin taksat dhe të ndërtonin pasuri, pallate dhe resorte turistike në bregdet.

Dje, ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Kuvend. Mos kujtoni se mandati i Olta Xhaçkës nuk ka lidhje me ju. Pse? Sepse nesër Olta Xhçka apo një Oltë tjetër mund t’i vërë syrin një prone këtu tek ju, një pylli apo një kodre, një kullote dhe me firmën e Ramës jua rrëmben dhe vjen si investitorë stretegjike dhe investon me paratë që ju ka vjedhur ju.

Me vendimin e djeshëm Rama dhe banda e tij treguan se nuk kanë të ndalur, nuk kanë pengesë. Ata dje, me forcën e kartonëve, Gjykatën Kushtetuese e rrëzuan për dhe, dhe ky është kërcënim i madh për shoqërinë dhe rendin demokratik. Edi Rama dje, me votim në parlament, vetëshpalli drejtësia jam unë”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit