-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

TIMS-i mbyllet me debate dhe ironi, palët mblidhen sërish të hënën

Kryesoret

Anëtarët e opozitës dhe mazhorancës pas shumë debatesh kanë rënë dakort që mbledhja e radhës në komisionin për të dhënat e TIMS të lihet ditën e hënë kur do të votohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Salianji propozoi orën 17:00, por mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën.

Salianji: Meqë kemi disa propozime dhe nuk kemi dakordësi, ju doni të bllokoni komisionin. Mos ta bëjmë si gallatë. Duam dakordësi. Ju thoni eprorëve; që thamë një fjalë aty, ja çfarë bëmë. Ditën e hënë lëmë një mbledhje tjetër për shkak të ndërhyrjes në TIMS.

E lëmë në ditën e hënë, në çfarëdolloj ore që të doni, po jua lë juve në dorë. Sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë. Ditën e hënë i lëmë kohën ekspertëve që të vinë në atë orë që doni ju, që t’i lëmë kohë atyre që të marrim kohë.

Gogu: Unë e di që ti ke frikë sa herë që flas unë. Sa herë që flet ligji.
Salianji: O Lindita eja pak, të fshihem pas teje se kam frikë.
Gogu: Na jepni kohë që të njihemi me kërkesat për informacion. Nëse doni të hënën, ok, hajde e caktojmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit