Një raport i Bankës Botërore tregon se vendet e rajonit kanë bërë më shumë hapa për të shtuar hapësirat e gjelbra në vitet 2015-2020.
Qytet shqiptare kanë ulur intensiteti e gjelbërimit në raport me ato të rajonit.
Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Sarajeva (BiH) dhe Prishtina (Kosovë), dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana (Shqipëri), Tetova (Maqedoni e Veriut) dhe Prizreni (Kosovë), pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër ndërmjet 2015-2020” referoi Banka Botërore.
Kryeqytetet më të gjelbëruara në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.
Ndërsa në Shqipëri qyteti me nivelin më të ulët të gjelbërimit rezultoi Fieri dhe u pasua nga Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi.