Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi iu sekuestrua në banesë një kallashnikov.
“Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’, thuhet në njoftimin e policisë.