I pranishëm në një takim në Korçë me delegatët e Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza ndaj spak, madje duke bërë paralajmërime.
“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se nuk kam parë lajme, se kam punë më të rëndësishme. Zonja Monika përgjigjet vetë.
Unë jam përgjigjur vetë. Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.
Të bëjnë hetime për kallëzimet që ne kemi bërë, sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale” tha Meta.