Lulzim Basha nga Devolli tha se kishte një pazar mes grupit të Sali Berishës dhe shumicës socialiste që Olta Xhaçkës nuk i hiqet mandati dhe ish-kryeministri futet në grupin e PD-së.
“Pazar opozita dhe Rama për të ruajtur privilegjet e Kushtetutës së 2008-tës. Disa nga këta pasanikë pushtetarë janë në burg, të tjerët i pret burgu. Diçka po ndryshon. Një dinamikë e re politike.
Por nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë por pazari është i qartë; nuk i hiqet mandati Oltës por hajde si kompensim të kërkojmë rifutjen e non gratën në grupin parlamentar të PD-së sepse kështu është një garanci që Edi Rama është i pa shqetësuar që të vijojë në pushtet” tha ai.