Pas 11 vitesh dominimi total nga Bayer Munchen, Bundesliga ka një kampion të ri.
Bayer Leverkusen është shpallur matematikisht Kampion të Gjermanisë pasditen e sotme, me një fitore 5-0 ndaj Werder Bremen si dhe duke u shkëputur në 16 pik diverencë nga Bayer Munchen.
Nën drejtimin e teknikut Xabi Alonso, ‘Aspirinat’ kanë zhvilluar një sezon fantastik ku ende vazhdojnë të jenë të pa mposhtur në të gjitha kompeticionet.
Një arritje ëndrrash për klubin që sot ngre në qiell trofeun e tretë në histori.