-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: Shpiragu, mashtrimi radhës i Edi Ramës!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në mbledhjen e demokratëve në Kuçovë, akuzoi qeverinë socialiste, e cila sipas tij është kthyer në një bandë hajdutësh, në një çetë kaçakësh, hajdutësh, që nuk kanë mision qeverisjen, por mision të vetëm kanë plaçkitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas Nokës, në 11 vite Edi Rama bëri gjithçka që ti heqë një e nga një tullat e themeleve të shtetit.

“A vuri Edi Rama në 11 vite, qoftë edhe një tullë në themelet e shtetit shqiptar për ta konsoliduar atë?  Ne sot nga Kuçova themi jo. Themi jo, sepse në 11 vite Edi Rama bëri gjithçka që ti heqë një e nga një tullat e themeleve të shtetit dhe sot nga shtet shqiptar është kthyer në një bandë hajdutësh, në një çetë kaçakësh, hajdutësh, që nuk kanë mision qeverisjen, por mision të vetëm kanë plaçkitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Misioni i tyre është vetëm një, mashtrim dhe ceremoni me regji që të nxjerrin bukur në reklamë, shefin e tyre.

E përmendën parafolësit çështjen Shpiragut. Si mashtrimi që bëri, që për 300 ditë policia do ti japë rend e siguri Shqipërisë, ndërkohë që sot Shqipëria është e zhytur në krim, batak, drogë si kurrë më parë. Si mashtrimi që tha për shëndetësinë falas dhe sot është shëndetësia më e rrënuar dhe e vjedhur, shkatërruar në Europë. Si mashtrimi me 300 mijë vendet e punës, ashtu ishte edhe mashtrimi i Shpiragut. Shpiragu tha do të jetë një pasuri e madhe kombëtare, dhe do të hapim edhe një fond sovran që të menaxhojmë miliardat që do të vijnë nga Shpiragu, sepse buxheti i shtetit nuk i përballon dot të ardhurat që do të vijnë” u shpreh Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit