Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar thotë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm do të kishte efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë” tha ai.