-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani 300 dronë, Izraeli ende pa përgjigje! Reagojnë Kina dhe Rusia, SHBA: Po flasim

Kryesoret

Nga sulmi i Iranit u plagos një vajzë 7-vjeçe në Izrael. 99% e dronëve sipas Izraelit dhe SHBA-së u bllokuan. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se “do të konsultohet me aleatët dhe partnerët në rajon dhe në mbarë botën në orët dhe ditët në vijim” pas sulmit hakmarrës iranian ndaj Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit në termat më të ashpër” tha Blinken. “Ndërsa ne nuk kërkojmë përshkallëzim, ne do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Izraelit dhe siç e bëri të qartë Presidenti, ne do të mbrojmë personelin amerikan”.

“Asnjë vendim” nuk është marrë tani për një përgjigje izraelite ndaj sulmit të Iranit, tha një burim zyrtar tha për Times of Israel. Një përgjigje e mundshme – shtoi ai – “do të diskutohet në Kabinetin e Luftës të planifikuar për në orën 15:00”.

Përshkallëzimi i konfliktit midis Iranit dhe Izraelit “mund të çojë në një krizë të re akute në Lindjen e Mesme”. Kështu tha për TASS zëvendësi i përfaqësuesit të përhershëm rus në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky.

“E gjitha varet nga hapat e ardhshëm të palëve të përfshira ose nga zgjedhja e tyre për të mos ndërmarrë asnjë”, tha diplomati.

Kina thotë se është e shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit dhe u kërkon palëve “të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje”.

Kështu deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin, duke nënvizuar se tensionet janë pasojë e konfliktit në Rripin e Gazës.

“Sulmi ajror në territorin izraelit i nisur nga Irani është i papërgjegjshëm dhe i pajustifikueshëm”, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se Teherani kështu rrezikon të shkaktojë “një zjarr” në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit