-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

43-vjeçari ndërron jetë duke peshkuar, po përdorte gjenerator elektrik

Kryesoret

Një person ka humbur jetën pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren Shaqir Bytyqi.

Viktima ( F.S.1983) me lëndime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë.

Me gjithë përpjekjet, njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Bytyqi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit