-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një person në burgun e Drenovës, ja arsyeja

Kryesoret

Një person është arrestuar nga policia brenda ambienteve të burgut të Drenovës. Burime të siguruara bëjnë me dije se shtetasi me inicialet O.K ka shkuar për të dërguar ushqime një të afërmi të vet i cili ndodhet i dënuar brenda ambienteve të këtij burgu.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë i është gjetur në xhep të bluzës 3 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Nga ana e policisë së burgut nuk janë bërë me dije me tepër informacione madje nuk është thënë nëse ai ka pasur qëllim sasinë e vogël të lëndës ta fuste se bashku me ushqimet brenda burgut apo ka qenë për përdorim vetjak.

I ndaluari në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës është shoqëruar nga grupi i gatshëm drejt komisariatit të Korçës aty ku do të qëndrojë deri kur gjykata të vendosë për të dhe masën e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit