SPAK ka dhënë pretencën për 13 personat e akuzuar për mashtrim dhe dëm i shkaktuar me një vlerë prej 7 milion eurove ndaj shtetasve gjermanë, e gjitha nëpërmjet veprimtarisë së Call Centerave.
Për kreun e grupit Erjon Kasmi, SPAK ka kërkuar dënimin me 9 vite heqje lirie. Ai konsiderohet si personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturar kriminal.
Pretenca për të akuzuarit e tjerë:
Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
Ermir Shehu 3 vite shërbim prove
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
Indrit Tila 2 vite shërbim prove
Klevin Molla 2 vite shërbim prove
Skerdi Llupi shërbim prove të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.