Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat për çështjet e trafikut të drogës në mbledhjen e rasdhës së Konferencës së Kryetarëve.
Kreu i Grupti Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi mocion për çështjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Nga ana tjetër kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u shpreh kundër mbështetjes së kërkesës së opozitës për mocion me debat sepse këto çështje janë ezauruar nga gjyqësore si dhe në komisioni hetimore paralamentare.
Bardhi: Ju mund të jeni dakord që të mos ekzistoje opozita, por s’e keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çeshtje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar, e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.
Raporet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin.
Bledi Çuçi: S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare per mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe jane gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe jane ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot të flasim per datën e një mocioni.