-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë Iranin

Kryesoret

Izraeli kërkoi të dielën që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë për të ndëshkuar Iranin, pas një sulmi të pashembullt ushtarak iranian ndaj Izraelit, që Teherani tha se ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në ambasadën e tij në Siri, në fillim të këtij muaji.

“Sot, këshilli duhet të ndërmarrë veprime”, i tha Këshillit të Sigurimit i dërguari i Izraelit në OKB, Gilad Erdan. “Dënojeni Iranin për terrorin e tij; rivendosni sanksionet gjymtuese; shpallini Rojat Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste. Duhet të veprohet tani. Jo për hir të Izraelit, jo për hir të rajonit, por për hir të botës”, tha ai.

Izraeli kërkoi takimin urgjent të këshillit pas një sulmi të drejtpërdrejtë në territorin e tij nga Irani, i cili tha se përfshinte 170 dronë dhe mbi 150 raketa. Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore, së bashku me ato të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë, rrëzuan 99 për qind të tyre.

I dërguari izraelit Erdan kritikoi këshillin që nuk u vuri veshin paralajmërimeve të Izraelit përgjatë viteve për Iranin. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar qëndroi i heshtur për ngritjen e “një Rajhu islamik shiit”, por me sulmin e drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, regjimi tani është shpërfaqur.

Ai tha se Irani kishte “kaluar çdo vijë të kuqe” dhe se Izraeli ruan të drejtën ligjore për t’u hakmarrë.

I dërguari i Iranit tha se iranianët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje pas sulmit të 1 prillit në ambasadën e tyre në Damask, dhe dështimit të Këshillit të Sigurimit për ta dënuar zyrtarisht atë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit