-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi rikthen të përjashtuarit në PD, Berisha ngelet jashtë?

Kryesoret

Të enjten e kaluar, Gazment Bardhi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit, bëri të ditur se do të anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve demokratë, ose më saktë, ndaj të përjashtuarve nga PD.

Ndër ta dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i përjashtuar.

Në faqen zyrtare të Kuvendit shihet se shkresa e Bardhit është pranuar pjesërisht. Flamur noka, Oerd Bylykbashi si dhe Tritan Shehu, janë rivendosur si pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Kjo mund të shihet lehtësisht dhe në faqen e Kuvendit. Por pjesë e të ‘ripranuarve’ nuk është Sali Berisha!

Emri i kryeministrit nuk është marrë në konsideratë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Berisha në faqen e Parlamentit i përket listës së deputetëve jashtë grupeve parlamentar.

Iniciatori i rikthimit të të gjithë të përjashtuarve në PD, Gazment Bardhi tha se njeh grupin parlamentar demokrat si të tërë, atë që u shpërfaq në mbledhjen e 5 shtatorit 2023, përfshirë në të edhe Sali Berishën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit