-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Kryesoret

Të hënën filloi gjyqi historik penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.

Gjyqi filloi me procesin e vështirë të përzgjedhjes së jurisë.

Të hënën nuk zgjodh asnjë anëtar dhe përzgjedhja pritet të rifillojë të martën.

Zoti Trump është ish-Presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.

Gjyqi zhvillohet në një kohë që Donald Trump garon për të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ish Presidenti është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, përveç në rastet kur kërkon përjashtim, çka do të thotë se do të jetë në rolin e të pandehurit ndërsa në të njëjtën kohë bën fushatë për zgjedhjet presidenciale.

Ai i ka ndërthurur këto role përgjatë vitit të fundit duke u shfaqur para përkrahësve, në fushatë apo në mediat sociale si objektiv i hetimeve të motivuara politikisht me qëllim pengimin e kandidimiit të tij.

“Është një mashtrim. Është një gjueti shtrigash për qëllime politike. Vazhdon dhe vazhdon”, tha zoti Trump pasi la sallën e gjyqit ndërsa u ul në bankën e të pandehurve së bashku me avokatët e tij./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit