Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pritet që këtë të martë ta miratojë raportin për pranimin e Kosovës në këtë institucion.
Sipas tij ka disa vende që besojnë që pranimi i Kosovës në KiE është i parakohshëm pa themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Gjithçka është e mundur. E vërteta nuk ka më rëndësi, por rëndësi kanë interesat. Serbia po përballet me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare.
Do të shohim nëse vendet janë gati për ta pranuar ofertën e Kosovës, për çfarë besojmë se është e papranueshme”, ka thënë ai.