Kampionati U-21 ka shpërthyer në dhunë mes lojtarëve. Ndeshja e sotme mes Erzenit dhe Partizanit ka sjellë përplasjen e 2 futbollistëve.
“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.