-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas përplasjeve me Metën, dorëhiqet nënkryetari i PL-së Endrit Brahimllari

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me kryetarin e PL Ilir Meta.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jap dorëheqjen nga funksioni i NënKryetarit të Partisë së Lirisë.

Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit. Gjej rastin të falenderoj gjithësecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkëudhëtar të aksionit tonë politik.

Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.” thuhet nbë reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit