-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në sektorin privat

Kryesoret

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT raporti në të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto se industria në total ra me 0.69% në vitin 2023, në raport me 2022, ndërsa vetëm industria përpunuese u tkurr me 6.12%, më e forta që nga 2012-a.

Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.

Në territor negativ, për herë të parë që nga viti 1997, ishte dhe bujqësia, që u tkurr me 0.68%. Në 10 vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Të dy këta sektorë janë të rëndësishëm në ekonomi, me bujqësinë që kontribuon në gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe industrinë në 10%.

Akoma më e rëndësishme është pesha e tyre në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, në sektorin bujqësor sigurojnë të ardhurat rreth 420 mijë persona. INSTAT i konsideron automatikisht si të vetëpunësuar ata që jetojnë në zonat rurale.

Ndërsa industria përpunuese punëson rreth 105 mijë persona. Të dhënat i përkasin vitit 2022.

Teksa në total në sektorin privat (pa përfshirë administratën shtetërore) janë të punësuar gati 970 mijë persona, rreth 524 mijë, ose 54% e tyre sigurojnë të ardhurat nga puna në bujqësi (43%) dhe në industrinë përpunuese (11%). Rënia e këtyre dy sektorëve është një sinjal negativ për perspektivën e tyre të punësimit./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit