Familja e emigrantit shqiptar 37-vjeçar Alfred Dosku i cili dyshohet se vrau veten vitin e kaluarnë Britaninë e Madhe nuk janë dhënë përgjigje për rrethanat e vdekjes.
“Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë kushërira e të ndjerit, Ledisa Hysa Dosku, raportojnë mediat angleze.
Gjithashtu ajo shpreh se kushëriri i saj ishte shumë i zgjuar për të përfunduar në një qendër emigracioni.
“Bisedën e fundit e pati me vëllanë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij është plotësisht e pakuptueshme”– tha ajo ndër të tjera.
Tosku u gjend i vetëvarur në nëntorin e vitit të kaluar ndërkohë që pritej deportimi i tij drejt Shqipërisë.