-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: KiE voton pozitivisht propozimin për konfiskimin e aseteve ruse në ndihmë të Ukrainës

Kryesoret

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg ka votuar pozitivisht peopozimin e Bashës në lidhje me konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimine tyre në ndidhmë të Ukrainës.

Basha ka dhënë vetë lajmin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, thotë Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit