-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dubai si Venecia! Përmbytet qyteti i ‘luksit’, shtëpitë dhe avionët nën ujë

Kryesoret

Shira të dendur kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përmbytur autostradat kryesore dhe duke ndërprerë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Dubait.

Kjo regjistron sasinë më të madhe të reshjeve  në 75 vitet e fundit në këtë vend.

Emiratet e Bashkuara Arabe shënuan deri të martën në orën 21:00 sasinë më të madhe të reshjeve gjatë një periudhe 24-orëshe që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1949, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë.

Qendra tha se 254 mm shi u regjistruan në më pak se 24 orë në Al Ain, pjesë e emiratit të Abu Dhabit që kufizohet me Omanin.

Rrugët e qyteteve janë kthyer në ‘lumenj’ ndërsa uji i vrullshëm ka përmbytur qytete dhe biznese.

Një video po qarkullon në rrjet ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është nën ujë. Avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që ‘lundrojnë’ nëpër aeroportin e përmbytur.

Për shkak të motit fluturimet u ndërprenë ose u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit