-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investigimi: Dubai ‘strehon’ biznesmenë VIP dhe qindra eskorta shqiptare

Kryesoret

Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por sa shqiptarë jetojnë në Emirate? Çfarë bëjnë shqiptarët në Dubai?

Përveçse për biznese e shkollim, një numër i konsiderueshëm janë edhe vajza “eskorta”. Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27 ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.

Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.

Numri i shqiptarëve në Dubai besohet se arrin deri 5 mijë gjatë sezonit të pushimeve të verës. Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe deklaron se shqiptarët janë prezantuar me mjaft suksese atje

“Kemi këtu shumë biznesmenë dhe afaristë që kanë 150 punëtorë, sikur biznesmeni i njohur nga Elbasani, Briken Ndoja. Në Dubai kemi biznesmenë dhe afaristë të njohur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut sikur kompania e Ekolog e filantropit Lazim Destani, një biznesmen tashmë i njohur jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Zvicër e mbarë botën. Po ashtu kemi edhe pronarë të firmave të ndërtimit.

Njëri ndër ta është edhe Albert Leka i cili ka kompani në Doha të Katarit, Filipine, Poloni dhe Amerikë. Sa i përket studentëve, interesimi i tyre është i madh për të studiuar këtu në Emirate, sidomos në Dubai të cilët janë të orientuar të studiojnë kryesisht teologjinë, financat, mjekësinë, biznesin, ekonominë, bankat, numri i të cilët sillet rreth 50.

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit