-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ancelotti: Kualifikim madhështor, mposhtëm më të fortët e Evropës

Kryesoret

Një sfidë pa favorit ishte ajo mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, në çerekfinalet e Champions League, ku drama vazhdoi deri në prekjen e fundit të topit.

Spektakli nuk mungoi në ndeshjen e parë në atë barazim 3-3, ndërsa në Angli, fati i buzëqeshi spanjollëve, gjithçka u vendos nga 11-metërshat.

Carlo Ancelotti është shprehur mjaft i lumtur për këtë kualifikim të Realit në gjysmëfianale të Ligës së Kampionëve.

Italiani pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij eliminoi ekipin më të fortë në Evropë, dhe kjo e bën edhe më madhështor kualifikimin e ‘Los Blancos’.

“Rezultat i madh, i arritur me shumë mund dhe sakrificë. Jam mjaft i kënaqur, e dinim se do të na duhej të vuanim dhe kështu ishte. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, për t’u kualifikuar të nevojitet të luash në këtë mënyrë. Ne e nisëm lojën mirë, më pas filluan të luanin dhe na vunë në vështirësi. Mirëpo, lojtarët e mi qëndruan të qetë dhe mjaft të koncentruar prapa”, deklaroi “Don Carlo” pas ndeshjes.

“Jam mjaft krenar me skuadrën. Nuk jemi mësuar të bëjmë aq shumë fazë difensive, por i mbuluam mirë hapësirat dhe jam vërtet i lumtur. Nuk mund të kesh më shumë kontroll kundër Cityt, që mbetet kampion i Evropës në fuqi”, vazhdoi trajneri italian.

Në gjysmëfinale të Championsit, Real Madridi do të luajë me Bayer Munchen, i cili në çerekfinalen tjetër e eliminoi Arsenalin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit