Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi sot se grupi i Sali Berishës është kthyer në aneks i PS-së me pazaret e fundit, që sipas tij ka firmosur nga amnistia penale.
“Lehjet e këtyre bufave, revolucionarëve kanë qenë për të ngrënë dhe jo për të bllokuar foltoren. Kushtetuesja e thotë qartë për Olta Xhaçkën, por këta kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.
Këta janë ngritur pesë muaj me radhë se po mbronin interesat e shqiptarëve, por liruan të korruptuarit dhe jo protestuesit. Pse nuk ngrihen tani të bllokojnë foltoren meqë u bllokuan komisionet hetimore?
Këta revolucionarët që bëjnë si i bukuri shejtan. Ata amnistuan të korruptuarit, janë bashkë për interesat e tyre dhe kundër demokratëve. Ata janë ankesi i PS-së” tha ai.