-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katërshja madhështore! Gjithçka që duhet të dini për gjysmëfinalet e UCL

Kryesoret

Dhe tani, kanë ngelur vetëm katër! Kemi arritur në gjysmëfinalet e UEFA Champions League, dhe më poshtë është gjithçka që ju duhet të dini për sfidat që na presin.

Çerekfinalet e Championsit rezultuan emocionuese dhe spektakolare, e gjitha nga neutraliteti që kishin përballjet, ku favoritët nuk ekzistonin.

Me mbi 30 gola dhe shumë kthesa në tetë përballjet, drama dhe lotët nuk munguan aspak.

Tashmë Paris St-Germain, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Real Madrid do të garojnë në fazën gjysmëfinale.

Parizienët rikuperuan ndeshjen e humbur në shtëpi 2-3 përballë Barcelonës. Në sifidën e kthimit, ai karton i kuq i Araujos ndryshoj gjithçka, Barça me 10 lojtarë dhe Parisi përmbys rezultatin në 1-4, për tu kualifikuar me një fitore të përgjithshme 6-4.

Të besuarit e Luis Enrique do të përballen me Borusia Dortmund në gjysmëfinale, të cilët gjithashtu përmbysën një skuadër spanjolle, Atletico Madrid, duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 5-4 në total.

Bayern Munich mposhti Arsenalin 1-0 (3-2) për të krijuar një tjetër ndeshje emocionuese, ku përballë do të kenë Real Madridin, të cilit i nevojiteshin penalltitë për të fituar çerekfinalen e tyre epike me mbajtësin e trofeut Manchester City, pas një barazimi 4-4 në dy ndeshje .

Ky është raundi tjetër i ndeshjeve:

Gjysmëfinalja e parë

Ndeshja e parë: Dortmund – PSG – e mërkurë, 1 maj (21:00 CET)

Ndeshja e dytë: PSG – Dortmund – e martë, 7 maj (21:00 CET)

Gjysmëfinalja e dytë

Ndeshja e parë: Bayern Munich – Real Madrid – e martë, 30 prill (21:00 CET)

Ndeshja e dytë: Real Madrid – Bayern Munich – e mërkurë, 8 maj (21:00 CET)

Finalja do të luhet në stadiumin Wembley të Londrës të shtunën, më 1 qershor në orën 21:00 CET mes dy fituesve të gjysmëfinaleve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit