Edhe sot në ditën e 37-të qytetarët janë mbledhur sërish në protestën antiqeveritare në Tiranë, ku kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë komunikimit për media një protestuese e moshuar është shprehur se Kryeministri Edi Rama po mashttron çdo ditë, teksa thotë se nuk i dalin lekët për të blerë ilaçet dhe detyrohet të marrë fëmijët në telefon për ti dërguar para që të blejë barnat.
Ndërkohë një protestuese tjetër u bëri thirrje të ngrihen në protestë të gjithë pensionistët dhe të “rrëzojnë” këtë sistem.
“Unë jam një te mosha e vjetër, kemi rindërtuar Shqipërinë. Është brezi që duhet të ngrihet. U shkatërrua Shqipëria. Ky që thotë votat, më kanë dhënë kaq, i ka vjedhur. Kam qenë vëzhgues në kohën e monizmit. Kemi qenë në votime, 1 s’ka votuar, e internuan të nesërmen. Por jo ti blesh edhe të krenohesh. Është turp. Çohuni more pleq. I dhuroi një lëmoshë. Nuk jam keq ekonomikisht”, shprehet protestuesja.
‘Mjaft më’- Protestuesit në ditën e 37: Shqipëria kërkon revolucion!









