-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj

Kryesoret

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.

“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

“Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit