-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dhe Serbia mes ‘tensioneve’ për bllokimet në kufi, takohen në Bruksel për dinarin

Kryesoret

Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufijtë e Serbisë, për herë të katërt me radhë sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Nga Bashkimi Evropian një ditë më parë kanë konfirmuar takimin e së enjtes dhe presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Partia në pushtet ka thënë se Rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo, sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim. Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezultati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.

“Mund të konfirmoj se të enjten duhet të ketë në Bruksel një takim tjetër të kryenegociatorëve për të gjetur një zgjidhje lidhur me dinarin. Rezultati – si gjithmonë – varet nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në një mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Megjithatë ky takim vjen në një periudhë të tensionuar, pasi të mërkurën mbi 300 qytetarët të Kosovës janë ndaluar për orë të tëra nga Serbia në pikat kufitare që i kanë me Kroacinë dhe Hungarinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit