Gjatë përfundimit të seancës së sotme plenare në Kuvend janë miratuar 4 projektligje.
Projektligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”, u miratua me 71 vota pro dhe 27 kundër
Projektligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, u miratua me 72 vota pro dhe 25 kundër, 2 abstenim
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, u miratua me 71 vota pro, 25 kundër dhe 2 abstenim.
Si dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.
Ai u votua me 99 vota pro dhe asnjë kundër.
Ndërsa për projektligjet e tjera pati edhe vota kundër dhe abstenime nga ana e deputetëve të opozitës.