Aeroporti i Mynihut, i dyti më i ngarkuari në Gjermani, u mbyll për më shumë se një orë pas raporteve për një dron të paautorizuar pranë pistave të fluturimit, duke shkaktuar pezullime të përkohshme të fluturimeve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve para se të nisen për në aeroport.
“Sipas pilotëve, rreth orës 09:00 të mëngjesit u pa një objekt fluturues i dyshimtë pranë pistave,” konfirmoi zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Hetimet për identifikimin e dronit dhe rrethanat e incidentit vazhdojnë.









