-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luks dhe pishina, pasuria e ish-kryeprokurorit special

Kryesoret

Një kompleks luksoz i rrethuar, brenda të cilit ndodhen të paktën tre shtëpi dhe një pishinë, mendohet se është pasuri e vënë nga ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Lazoviç, shkruan Vijesti.

Po ashtu, pasuri e tyre janë edhe të tjera shtëpi, apartamente e madje edhe një qilar i shtrenjtë vere.

Prokuroria ka nisur hetimin për pasurinë e tyre dhe ka zbuluar se ata kishin vendosur prona në emra të tjerë.

Hetimi pasuror nisi pasi më herët, Katniç dhe Lazoviç u arrestuan me akuzën se kanë ngritur një grup të organizuar kriminal.

Ata përdornin pushtetin e tyre për të mbështetur kriminelë të rrezikshëm të Malit të Zi dhe Serbisë, përkundrejt përfitimeve monetare.

Autoritetet thonë se kur të mbarojë përfundimisht hetimi pasuror, do publikohet lista e plotë e pasurive të dy ish-zyrtarëve të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit