Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.
“Gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i PK-së, Dejan Jankoviç. Dhjetë pjesëtarë të policisë janë ndaluar pesë janë liruar mbrëmë kurse 4 sot, dhe zv.drejtori vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë për tu marrë në pyetje . Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla.
Ai tutje shtoi se kjo akuzë është përmendur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës që pati ditë më parë në njësitin ushtarak “Kobra”
“Me arrestimin e zëvendësdrejtorit Jankoviq, Vuçiq dëshiron të dërgoj mesazh frike për serbët e Kosovës që janë të integruar ose do të integrohen në Policinë e Kosovës”, tha Sveçla.
Ministri kërkoi lirimin e menjëhershëm të zv.drejtorit Jankoviç dhe qytetarëve tjerë që po mbahen nga Serbia./Telegrafi