Kronika e djeshme nuk ka hyrje. Ajo nis drejt e nga fundi ku Kryezëvendës Lideri Muli më qortoi. Ndonëse atërisht po prapë kritika e tillë mbetet. Pas një seance të gjatë mora të dal dhe qëndrova tek karrigia e Kryezëvendës Liderit se është bërë zakon si besimtarët që kur dalin nga Kisha bëjnë kryqin e fundit. Vetëdija se në ditë të vështira tek kraharori i tij jemi mbështetur se dorë e tij na ka mbajtur të mos biem në greminat e pakthim të hasmërisë na bën mirënjohes.
Kur biseda dukej se po merrte nga e mbara instikti i xhentilesës më bëri të interesohem ashtu thjesht pa tituj për shëndetin e zonjës Albana, e cila së fundmi duket si më e hequr. Ajo ngriti kokën si përtueshëm dhe lëshoi një “mirë” të thatë. Aty Kryzëvendës Lideri ndryshoi çehren, befas u bë i zymtë dhe tha “dëgjo zotëri, në parti ka hierarki, ti je axhami në keso punesh e ke thënë vete e kjo të nderon , ne nuk njohim ketu asnjë Albana por njohim vetem një e të pandashme “shefe Albana”.
I zënë në faj mu tha pështyma dhe belbëzova mbyturazi që isha mësuar të thërrisja “Shefe Jorushi”. Aty Kryezëvendës Lideri u mvrenjt edhe më rëndë u llafos “e kam vënë re, por kam besuar që do korrigjoheshe vetëvetiu nën driten e zhvillimeve, ajo tani për tani është vetëm Jori atë prapashtesën përkëdhelëse -ushi-ne s’e njohim po s’u kthye në grup dhe kur të vijë si fillim mund ta gradojmë kandidate për zevëndës shefe Jori pastaj t’u pa e t’u bë”. Tritani tunde kokën në shenjë miratimi. Vetëm Isuf Çela me kqyrte me keqardhje. Pasi kuptova gabimin dhe në largim i thashë “shefe Albana” mirupafshim ajo u çel dhe me buzeqeshi ëmbel dhe optimizmi me rrem, beru të gjithin.
Kryezëvendës Lideri më rrahu shpatullat aterisht dhe më përgëzoi duke më thënë se Partia e ka zemrën e gjërë dhe nuk të le të gabosh por edhe vetë u ndjeva më i lehtësuar nga pranimi i të vërtetave që shkëlqejnë si rreze dielli. Qe e lodhshme seanca edhe për faktin se mu desh ta drejtoja përsëri. Babo me Taon pasi kanë marrë e dhënë me Muçon për tre vjet duket diku janë thyer e zhgënjyer prej tij dhe tani duan t’i plasin shpirtin. Më erdhi përsëri Çuçi e me tha “do ti t’ja bësh zemrën mal Babos”?
Dua si nuk dua i thashë kjo është ëndrra e çdo shqiptari të ndershem dhe e brezave që do vine, “bukur regetiu, dil e drejto seancen në kuader të pazarit që kemi bërë ne të trekendeshit të Bermudes kunder Muços si rreziku më i madh per të gjithë , duke të thënë shendet ty i them njëzëri plaç Muços”. U ngjita , aty afer erdhi Ogi dhe mu lut “aman mos bëj ndonjë prapesi me karrigen e Babos se më kanë lënë mua ta ruaj sot”. Po pse nuk vjen vetë ai për ti dalë zot pyeta ? “ Ua Babua e ka zët parlamentin , sheh Gaz Bardhin dhe i prishet gjaku , qamet zët, ti thuaj shyqyr që na lë karrigen ta venerojmë e të marrim udhezime prej saj se i teket e nuk e le as atë”.
Nuk të jap fjalen i thashë , kam marrë urdher nga Lideri në perspektivë Gazi pas refuzimit të interpelances të bëj një akt guerril dhe ti jap zjarr, t’ja fal dreqit! Ogi u trishtua, aman tha mos e bëj se me more në qafe kam kalamaj për të mbajtur”. Aty u preka dhe hoqa dorë. Salianji i cili ndiqte biseden më bënte shiharete nga të vetat që i ka gjithmonë pa të keq e për mirë qysh ta gezojë njerinë e gjorë. SE ai qellim në jetë këtë ka.
Në oborr të Kuvendit desh me mbyten motrani e shoqeni të PS-së pasi ato PD -së më qortuan live. Mu duk vetja si Kapedani që me gersherë do i prisnin mustaqet graria pas fjalimit sarkastik kunder qeverisë në sallë. Ne timen e kisha bërë poer ujë të ftohtë Spiropalin dhe spiropalizmin po të vetet ishin bërë xheloz. “Opera” per Elisen thoshte Gjylameti po per mua as një baladë jo? “Madona di Scutari” për të tha Etilda, si keshtu unë jam më e përshpirtshme të më quaje “Madona di buon consiglio”?! Po kisha shkruar u justifikova që ti ke qendisur si Marigoja flamurin që ngriti Babua në 1912 po se di u ngatërrova.
Antoneta Dhima mu hakerrye me një jazëk po për Braçen si nuk the një fjalë, ai ka luftuar me Dine Aganë në Çanak Kala , as per Belen që ka ngritur hidrocentralet mbi Drin dhe elektrifikuar vëndin ?! E vërtetë, u bëra meit. Klodi Bushka më butë “ah mër Gon si nuk xune mend erdhi dita që Eni Xake me të gjyku me ta qujt satirën folklor?”.
Ismet Beqiri mu afrua dhe heshti në cope herë , “si keshtu me teper nga ti prisja!” –“Pse qysh?” –“Si nuk the qe Mimi di Puccini shpiku Pianon dhe qemanen që ka shkruar Komedinë Hyjonre dhe mbi të gjitha le pa perfshirë poezitë plot nur e pjalm të Petros nomatisur muzgjeve të thukta , meritat e Anila Denajt në mbarështimin e lopeve,të Goxhes në fryrjen e rrotes, te Tezes në vallen libohovite, të Nikos në Ikonografi, të Etjen qerratait në zierjen e reçelit dhe Bujarit të Lushnjes në rakinë e dellinjes”.
Me një fjalim kisha bërë shumë armiq e hengra shumë të shara. Në atë merzi me gjet Helidon Bushati që me dha gajret “shumë armiq shumë nder ”. Gazetari Renaldo Salianji nga studio habitej me lumturine trashendentale te kolegeve Man ( Osman) qafiri i News 24, Ermali i Syrit, dhe Isa i Ores per gezimin e tyre të eger thjesht per faktin që i patem zënë duke ngrënë byrek me miell të dyshimtë teksa një deputet gjindej nen kercenim zhburrerimi. Muhamet Veliu rrinte indiferent dhe i paepur në pavarësinë e tij. Ndërsa Fatjon Binjaku turfullonte ky ha bukën e kaurrit dhe bënë duanë e turkut, unë ia korrigjoj qyfyret dhe ai ve re gastronominë e kolegëve të mi e nuk na mbron nga sulmet e pushtetit!