Izraeli nisi një sulm kundër Iranit në ditëlindjen e liderit suprem Ali Khamenei, i lindur më 19 prill 1939. Disa analistë në rrjetet sociale po e vënë në dukje këtë. Disa profile izraelite, sipas mediave ndërkombëtare shkruajnë me tallje: “Gëzuar ditëlindjen, Khamenei”.
Shpërthime raportohen pranë Esfahanit, ku u godit një bazë ajrore ushtarake. SHBA konfirmoi sulmin dhe bëri të ditur se nuk e kishte autorizuar Tel Avivin. Izraeli, nga ana e tij, kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për sulmin e afërt, duke u siguruar që nuk do të godiste vendet bërthamore.
Një burim ushtarak raportoi se sulmi izraelit i kryer në Iran ishte “i kufizuar”: tre dronë u rrëzuan mbi Esfahan. Zyrtarët iranianë kanë konfirmuar se vendet bërthamore “nuk janë në rrezik”. Pasi e mbylli atë si masë paraprake, Irani rihapi hapësirën ajrore.
Sipas analistëve, sulmi në Iran që i atribuohet Izraelit ishte i kufizuar dhe është në përputhje me kërkesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të mos rritur tensionin në rajon. Parashikimi është se Teherani nuk do të përgjigjet.
Lindja e Mesme në rrezik pas sulmit ndaj Iranit! Çfarë dimë dhe çfarë ndodh tani?