-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i kundërpërgjigjet Monikës: Partia nuk është biznes familjar

Kryesoret

Ilir Meta ka folur në mbledhjen e partisë për sa i përket përplasjeve me Monika Kryemadhin duke i kthyer përgjigje kësaj të fundit për nepotizmin në parti. Meta është shprehur se partia nuk është binznes familjar.
“E përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës që bie në kundërshtim me Kodin e Etikës që nuk është miratuar ende. Po habitem me ata që nuk e kuptojnë çfarë është nepotizmi.

Po flasim për parimet më demokratike. Partia më e madhe demokratike në botë duke çrrënjosur nepotizmin dhe duke instaluar meritokracinë. Nuk duhen bërë partitë instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Ilir Metës dhe familje të tjera dhe sidomos organizatën e Rinisë që është atrofizuar nga nepotizmi.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit