Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit ku dhe janë takuar pas përplasjeve publike që kanë pasur.
Meta i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin të cilën e ka përqafuar, si për t’u dhënë fund zërave se ajo do të jetë e përjashtuara e radhës nga partia pas Endrit Braimllarit.