Një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake të mbështetur nga Irani në Irak, e cila strehon trupa të ushtrisë dhe ish-paraushtarakë pro-iranianë nga Hachd al-Chaabi, të integruar në forcat e rregullta irakiane.
Kjo u bë e ditur për mediat ndërkombëtare nga dy burime irakiane të sigurisë, të cilët nuk ishin në gjendje të identifikonin përgjegjësit për sulmin ajror që kishte në shënjestër bazën Calso. Një zyrtar i MPB-së, saktësoi se si pasojë e sulmit ka pasur “një të vdekur dhe tetë të plagosur” mes forcave të bazës.
Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.
Shpërthimet pranë kryeqytetit irakian të Bagdadit vijnë një ditë pas sulmeve kundër një baze ushtarake në Isfahan, Iran. Një zyrtar amerikan i tha CNN se Izraeli ishte përgjegjës për sulmet në Iran. Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se asnjëri nuk ishte i përfshirë në shpërthim.