-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna sërish me djalin në krahë: Shyqyr është mirë, për gjyshërit të vendos gjykata

Kryesoret

Një javë e mbushur me lot dhe ankth ka përfunduar me një përqafim prekës, të nënës 23-vjeçare dhe fëmijës 3-vjeçar, i cili ishte rrëmbyer nga gjyshërit nga ana e babait, të cilët e kishin fshehur dhe refuzonin ta kthenin.

Nëna 23-vjeçare me lot në sy ka falënderuar policinë ndërsa thotë se djali është në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa është shprehur se do të vendosë gjykata nëse gjyshërit do të lejohen ta takojnë sërish nipin e tyre apo jo.

Merr fund makthi, nëna përqafon djalin në Durrës

Për rastin ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kjo është një nga ato situata ku nuk mund të gjenden dot fjalët.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan Balla.

Fëmija u dorëzua në Policinë e Durrësit nga gjyshja Barie Gjuni. Ajo ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vëllai u arrestuan nga Policia si të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit