-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shansi i fundit’! Napoli kërkon 3 pikët ndaj Empolit për të ‘prekur’ Europën

Kryesoret

Në fund të një sezoni totalisht të dështuar Napoli kërkon të triumfojë në sfidën e sotme përballë Empolit në transfertë. Një fitore e cila do rriste shpresën e vetme që ka mbetur për klubin dhe tifozët e Napolit, të kualifikohen në kupat e Europës.

Aktualisht ‘Partenopei’ ndodhen në vendin e 8 të Serie A, me 49 pik, absolutisht shumë larg standarteve të sezonit të kaluar, ku dominuan kampionatin italian dhe arritën të fitonin Scudetton pas 33 vitesh.

Tashmë tavolina është përmbysur, me ende 6 ndeshje të mbetura para fundit të sezonit, kualifikimi në Europë është i vetmi objektiv i Napolit, edhe nëse bëhet fjalë për Conference League.

Përball ekipit të teknikut Calzona do të jetë një Empoli i cili është ende në kërkim të mbijetesës në Serie A, aktualisht vetëm 1 pik larg vendit të 18-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit