Kampionati Europian Gjermani është gjithnjë edhe më afër, e bashkë me të një tjetër pjesëmarrje historike e Kombëtares shqiptare.
Shqipëria bën pjesë në Grupin B, ose i njohur ndryshe si ‘Grupi i ferrit’. Kjo pasi përbëhet nga Spanja, Italia, Kroacia dhe Shqipëria.
Tanimë UEFA në faqen e saj ka publikuar disa fotografi nga rrugëtimi i kuqezinjve drejt eventit, duke rikthyer emocione të forta për tifozët.
Ndër foto e zgjedhur nga UEFA nuk mungon as Mirlind Daku me flamurin e UÇK-së.