Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.
U arrestua në flagrancë personi me iniciale Albion Selfo 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu u arrestua Sokol Maliqi, 46 vjeç, banues në Ksamil, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 46-vjeçarit, në Ksamil, ku gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 mjet prerës (thikë), 1 palë pranga, disa fishekë arme gjahu, një shumë parash në euro dhe 8 celularë.