Moti do të bëjë sërish “kthesë” të dielën ku parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut dhe ulja e temperaturave minimale deri në 0 Gradë Celsius.
Të dielën vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ku reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.