Është arrestuar italiani Giovani Bedini i cili po transportonte armë drejt Italisë.
U sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.
Për tentativën e trafikimit të armës së zjarrit, u arrestua shtetasi italian Giovani Bedini 66 vjeç, ndërsa për rastin tjetër u procedua penalisht E. H., 31 vjeç, poseduesi i parave.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.