Një grua nga Fieri ka denoncuar në komisariat zhdukjen e bashkëshortit të saj i cili prej 2 ditësh është larguar nga shtëpia pa gjurmë.
Ajo ka bërë thirrje për ndihmë, pasi bashkëshorti vuan nga sëmundja e epilepsisë.
“Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur një shtetase 40 vjeçe, banuese në Fier, e cila ka kallëzuar se më datë 20.04.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi 50 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë”, thuhet në njoftimin e bluve.
Policia po punon për gjetjen e 50-vjeçarit.